Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka njoftuar se sot dhe nesër do të takojë kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Lajcak ka shkruar se janë disa çështje urgjente që duhet të diskutohen me Besnik Bislimin e Petar Petkoviqin dhe se pret që të gjendet një mirëkuptim i përbashkët.
“Sot dhe nesër, unë do të mbaj takime me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga Kryenegociatorët e tyre Besnik Bislimi dhe Petar Petković. Ka shumë çështje urgjente për t’u diskutuar dhe unë pres të gjej një mirëkuptim të përbashkët në rrugën përpara”, ka shkruar Lajcak.