Lajçak takon Bislimin në Bruksel, bisedojnë për hapat e ardhshëm në dialog

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar në Bruksel Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator i palës kosovare në dialogun me Serbinë.

Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ka bërë të ditur se në takimin e sotëm është biseduar për hapat e ardhshëm në dialog.

“Patëm një diskutim të gjatë dhe të detajuar me Besnik Bislimin sot në Bruksel për gjendjen e tanishme dhe hapat e ardhshëm në dialog”, ka shkruar Lajçak.

/Telegrafi/

Read Previous

​Mehaj dhe gjenerali gjerman flasin për avansimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Read Next

Deklarata e ambasadores franceze në Kosovë rreth liberalizimit të vizave