Lajçak takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara

Emisari i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres.

Sipas një postimi në rrjetin social X, Lajçak shtoi se biseduan për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së.

“Është një nder të takohem me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres. E shijoja bisedën tonë për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe e vlerësoj shumë mendimin dhe vlerësimet e tij”, ka shkruar Lajçak në X. /kp/

Read Previous

Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK

Read Next

Imazhet satelitore shfaqin shkallën e shkatërrimit nga zjarret në Kaliforni