Lajçak takohet me deputeten britanike Kearns, diskutojnë për procesin e dialogut Kosovë-Serbi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me deputeten britanike Alicia Kearns, me të cilën ka thënë se ka folur detajisht për dialogun Kosovë-Serbi që ndërmjetësohet nga BE-ja si dhe zhvillimet në Bosnjë e Hercegovinë.

Ky takim është zhvilluar në kuadër të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.

“Kisha një diskutim të detajuar dhe i mirë me Alicia Kearns rreth situatës në Ballkanin Perëndimor, në veçanti dialogun për normalizim dhe zhvillimet në Bosnjë dhe Hercegovinë. Vlerësova interesimin dhe angazhimin e saj për të mbështetur përparimin demokratik në rajon”, ka shkruar Lajçak. /GazetaSinjali/

Read Previous

“NATO do të bëjë atë që është e nevojshme për të ruajtur paqen në Kosovë”

Read Next

Osmani: Prezenca ushtarake e Serbisë përfundoi në 1999 kur qiellin e Kosovës e pushtoi fryma e lirisë