Lajçak: Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kyç për stabilitetin rajonal

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë mbrëmë në Konferencën e Sigurisë në Mynih se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kyç për stabilitetin rajonal, prosperitetin, zhvillimin dhe përparimin drejt BE-së.

Lajçak ka deklaruar në rrjetin social “X” se ka marrë pjesë në një panel në kuadër të konferencës ku është diskutuar për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

“Mbrëmë fola për rëndësinë thelbësore të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në një panel diskutimi për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Normalizimi është kyç për stabilitetin rajonal, prosperitetin, zhvillimin dhe përparimin drejt BE-së”, theksoi Lajçak.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Zyrtarët e OKB-së: Palestinezët po largohen nga Rafah pas intensifikimit të sulmeve ajrore izraelite

Read Next

Trepça dhe Sigal Prishtina përballen në finalen e Kupës së Kosovës