Ylli francez është i shumëkërkuar nga klubet më të mëdha evropiane.
Real Madridi dhe Liverpooli janë në mesin e klubeve më të interesuara për Mbappen, të cilit marrëveshja me PSG-në i mbaron në verën e vitit 2022.
TF1 raporton se Mbappe ende nuk ka vendosur nëse dëshiron të vazhdojë të qëndrojë në Paris apo të largohet nga Franca.
PSG-ja, ndërkohë, është e etur për të mbajtur atë në klub për një kohë të gjatë.