Ky arkitekt i njohur, pritet të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës

Arkitekti me famë ndërkombëtare Përparim Rama pritet të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.

Rama ka pranuar ofertë nga njëra parti politike në Kosovë dhe të njëjtën ofertë e ka pranuar.

Ka provuar të marr edhe konfirmimin nga vetë Rama, por i njëjti deri tash nuk është përgjigjur për të konfirmuar ofertën që i është bërë për të qenë kandidat.

Por kush është Përparim Rama?

Përparim Rama është arkitekt nga Kosova, që ka bërë karrierë profesionale në Londër të Britanisë së Madhe dhe vende tjera botërore.

Rama është arkitekt dhe artist konceptual, i cili i shndërron idetë në hapësira. Arkitekti nga Kosova është dhe themelues i 4M Group me seli në Londër. Ai është përgjegjës për menaxhimin e projekteve dhe për planifikim të zhvillimit. /Telegrafi/

Read Previous

Kina ndalon “tregtinë me kriptovaluta”

Read Next

Musliu: Me paratë e pensionistëve, mjekëve e policëve, Albini pagoi rrymën e serbëve të veriut