Ky pritet të jetë Bordi i ri i “INFRAKOS”

Qeveria e Kosovës pas pak pritet të nisë mbledhjen e radhës. Ndër tjera, pritet shqyrtimi i propozimvendimit për emërimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “INFRAKOS”.

Sinjali ka siguruar emrat e bordit të ri. Enis Berisha pritet të jetë kryesues, Ardita Salihu anëtare, Fitnese Ismajli anëtare, Afrim Mehmetaj anëtare.

Siç mëson Sinjali, ky Bord shërben në cilësinë e Bordit të Përkohshëm për periudhën 6 mujore, deri në zgjedhjen e bordit me mandat të rregullt./GazetaSinjali

Read Previous

Qendrat për COVID-19 në klinikat interne në Shkup janë mbyllur

Read Next

Ky pritet të jetë Bordi i ri i “Postës së Kosovës”