Një prokuror i Prokurorisë Speciale është kërcënuar gjatë ditës së djeshme në zyrën e tij nga një qytetar. Sinjali mëson se bëhet fjalë për prokurorin Naim Abazi.
Lidhur me këtë rast Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka reaguar duke thënë se kjo kanosje ka ardhur si rrjedhojë e veprimeve të ndërmarra nga ai gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare si prokuror.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin se kanosja ndaj prokurorit është duke u trajtuar me prioritet dhe seriozitet të lartë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë në mënyrë që kërcënuesi sa më parë ta marrë dënimin e merituar”, thuhet në reagim.
I dyshuari për kërcënimin ndaj prokurorit është dërguar në mbajtje./GazetaSinjali