Ky është doktori që u kthye nga Gjermania, kryen operacione falas në QKUK

Pas shumë vite pune si specialist i Otorinolaringologjisë në shumë institucione prestigjioze në Gjermani, është kthyer në Kosovë.

E megjithëse nuk punon në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Dr. Arsim Thaçi, është çdo herë aty, kurdo që kërkohet ndihma e tij.

 Ai viteve të fundit ka kryer në mënyrë vullnetare,  disa ndërhyrje të rralla kirurgjike në QKUK, raste këto të cilat ishin referuar për trajtim jashtë vendit.

Ndërsa thotë se është në shërbim të pacientëve kosovar, sa herë që ata kanë nevojë.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që pacientet sot në Kosovë, kanë mundësi të më kontaktojnë dhe unë t’i ndihmojë. E bëjë me shumë qejf. Është diçka që e kam praktiku dhe gjatë studimeve në Austri. Vullnetarizmi është një vyrtyt që duhet të kultivohet dhe të mësojnë dhe të tjerët, që jo çdo send sillet rreth botës materiale dhe mua më bënë shumë mirë, ndihem shumë i plotësuar”, tha ai./Indeksonline/

Read Previous

Mbi 23 mijë aksidente në vitin 2023

Read Next

Hyseni: Dimri është një periudhë shumë e vështirë për bletët