Ky është deputeti i Kuvendit të Kosovës që e ka të kryer vetëm shkollën fillore

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka gjithësej 120 deputetë, të zgjedhur me vota të fshehta në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Shumica prej tyre kanë profil të pasur dhe me arsimim të lartë të kualifikuar, por nuk mungojnë as deputetët që si përgatitje të tyre, të fundit kanë arsimimin fillor.

Kështu, një ulëse në Kuvendin e Kosovës si deputet ka siguruar edhe Fadil Gashi, nga Romani Iniciativa.

Në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës, figuron profili i secilit kandidatë, në mesin e tyre edhe ai i Gashit.

Gashi ka bërë me dije se arsimimi i tij është ai fillor.

Ndërkohë që përveç gjuhës amtare ai e njeh edhe gjuhen serbe./Gazeta Sinjali/

Read Previous

BBC merr mbi 110,000 ankesa për mbulimin e vdekjes së Princit Philip

Read Next

Bie nga lartësia e një shtëpie, dërgohet në QKUK