KV “Vëllaznimi” kampion i Kosovës U18 në konkurrencën e meshkujve

Dje është zhvilluar finalja në kuadër të kampionatit të Kosovës në volejboll për grupmoshën U18. KV Vëllaznimi ka arritur të fitojë titullin e kampionit duke mposhtur KV Prishtinën. Mundi dhe sakrifica e përbashkët e trajnerit dhe njëherit kryetarit të klubit, Blend Haxhikadrija si dhe përkushtimi i volejbollistëve e sollën këtë titull në Gjakovë.



Skuadra kuq e zi përkunder sfidave që patën përgjatë viti pandemik, përmes punës ekipore dhe bashkpunimit morën rezultatin e shumëpritur, titullin e kampionit të Kosovës. Një synim tjetër i këtij klubi është të përfaqësojnë edhe Kosovën denjësisht në garat që do të zhvillohen në të ardhmen në arenën ndërkombëtare. Më poshtë e keni edhe videon nga momenti i gëzimit të klubit të volejbollit Vëllaznimi, me rastin e fitores së titullit Kampion me grupmoshën U18 në konkurrencën e meshkujve.

Read Previous

Nëse nuk e dini, ja ku po u themi se kafeina luan një rol shumë të rëndësishëm edhe tek flokët!

Read Next

KH “Vëllaznimi” në finale, sonte përballë KH “Zhegrës”