Kuvendi sot shqyrton në lexim të dytë buxhetin 2025

Kuvendi i Kosovës sot shqyrton në lexim të dytë projektbuxhetin për vitin 2025. Për këtë projektligj janë propozuar 122 amendamente nga deputetët e parlamentit. Seanca me të vetmën pikë të rendit të ditës është ftuar për orën 10:00.

Kuvendi i Kosovës më 11 nëntor pasi që 59 deputetë miratuan në lexim të parë Ligjin për Buxhetin e Kosovës, kishte vendosur që të shmangen afatet e rregulloreve të Kuvendit për shqyrtim të projektligjit për ndarjet buxhetore.

Qeveria e Kosovës më 30 tetor ka miratuar projektbuxhetin për vitin e ardhshëm në vlerë 3 miliardë e 600 milionë euro apo rreth 9 për qind më i madh se në vitin 2024.

Me këtë projeksion, për investime kapitale janë planifikuar 930 milionë euro.

Po ashtu 105 milionë euro shkojnë për barna esenciale dhe materiale të nevojshme shëndetësore./KP/

Read Previous

Rreth 80 aksidente gajtë 24- orëve në Kosovë

Read Next

Probleme me rrymën në disa rajone pas reshjeve të mbrëmshme