Kuvendi sot mbledh deputetët për seancë të jashtëzakonshme

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot në tri seanca, njëra ndër to e jashtëzakonshme.

Në seancën e parë plenare që do mbahet në orën 10:00 në rend dite janë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për zyrtarët publik dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për pagat në sektorin publik.

Ndërsa në seancën e jashtëzakonshme që do të fillojë në orën 12:00 pritet shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031.

E në seancën e dytë plenare, në rend dite janë gjithsej 12 pika. Ndër to edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar.

Read Previous

Sot protestohet në veri

Read Next

Escobar: Maqedonia e Veriut është shembull në rajon, jam optimist për negociatat me BE-në