Kuvendi ratifikon marrëveshjen IPA 2020

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Legjislaturës së Vlll-të të Kuvendit të Kosovësç Në seancën konstituive të kësaj legjislature, të cilën e udhëhoqi deputeti më i vjetër në moshë dhe deputetja më e re kanë marrë pjesë 113 deputetë ndërsa Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit me 69 vota “pro”, 33 “kundër” dhe asnjë abstenim. ( Erkin Keçi – Anadolu Agency )

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes financiare IPA 2020 mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Për ratifikimin e kësaj marrëveshje pro kanë votuar 89 deputetë, gjersa nuk ka pasur asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Katër deputetë të Listës Serbe kanë qenë të pranishëm në sallë, mirëpo nuk kanë votuar për këtë marrëveshje.

Seanca e Kuvendit të Kosovës është duke vazhduar me pikat tjera të rendit të ditës. /Lajmi.net/

Read Previous

​Specializimet nuk e penguan ikjen e mjekëve nga Kosova

Read Next

Për herë të parë në Kosovë kombinohet muzika dhe filmi