Për herë të parë në Kosovë kombinohet muzika dhe filmi

Një aktivitet më ndryshe prej herëve të tjera u mbajt në parkun kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë, ku qytetarët patën mundësinë që në projektor të shohin sekuenca të filmave të ndryshëm dhe të njëjtën kohë të dëgjojnë muzikë klasike. Gërshetimi i krijimtarisë së regjisorit rus Andre Tarkovski dhe kompozitorit gjerman Johan Sebastian Bah erdhi si ide spontane kështu thanë organizatorët. Sipas tyre organizime të tilla nuk kanë ndodhur më herët në Kosovë.

Ishin duartrokitjet e publikut ato që vunë në pah mirëpritjen dhe kënaqësinë ndaj këtij organizimi i cili u mbështet nga Ministria e kulturës rinisë dhe sportit.

Read Previous

Kuvendi ratifikon marrëveshjen IPA 2020

Read Next

Aktualisht 5 raste pozitive me Covid-19 në Gjakovë