Aktualisht 5 raste pozitive me Covid-19 në Gjakovë

Në spitalin rajonal Isa Grezda në komunën e Gjakovës gjendja me Covid-19 po vazhdon të jetë e qetë, ndonëse në raport me ditët e tjera ka një rritje  të lehtë të rasteve. Shefi i repartit pulmologjik Dr.Pleurat Hadri tha se 5 pacientë janë pozitivë me virusin Covid-19.

Hadri apelon që të vazhdohet me vaksinim dhe rrespektim të masave si dhe shmangie të ambienteve me shumë njerëz, pasi që virusi nuk është zhdukur.

Nga 5 pacientët e konfirmuar pozitivë, 2 janë shtetas të Shqipërisë. Të gjithë pacientët janë me simptoma të lehta dhe dy prej tyre janë pothuajse të shëruar.

Read Previous

Për herë të parë në Kosovë kombinohet muzika dhe filmi

Read Next

Tahiri për ‘tiketën ngjitëse’: I bëjmë thirrje Prokurorisë Speciale që ta hetojë gjithë procesin