Kuvendi nis publikimin e kontratave me operatorët

Kuvendi i Kosovës së fundmi ka nisur publikimin e të gjitha kontratave që ka nënshkruar me operatorë të ndryshëm.

Kështu ka bërë të ditur, Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Kërçeli ka thënë se publikimi i kontratave vjen për të treguar transparencën e punës së Kuvendit.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës me aprovimin e kryetarit Konjufca ka marr vendim që të publikohen në webfaqen e saj zyrtare të gjitha kontratat me të gjithë operatorët.

Ky vendim për publikimin e kontratave për publikun vjen për të treguar transparencën e punës së Kuvendit të Kosovës!”, ka shkruar Kërçeli.

/Telegrafi/

Read Previous

​MINT cakton limitin e çmimit të naftës dhe benzinës për 24 orët e ardhshme

Read Next

Përplasje me armë mes shqiptarëve në Itali, plagoset njëri prej tyre