Përplasje me armë mes shqiptarëve në Itali, plagoset njëri prej tyre

Një sherr mes 3 shqiptarëveka degraduar në përdorimin e armëve në Itali. Përplasja ka ndodhur në një lagje të Bibiones rreth orës 7 në banesat publike në via Stella Sirio.

Njëri prej tyre, i armatosur me pistoletë, i ka rënë ziles së derës së bashkatdhetarit të tij që jeton në një apartament në banesën publike në Via della Vega.

Ndërsa është hapur dera shqiptari dyshohet se ka nxjerrë armën duke gjuajtur tre herë në drejtim të bashkatdhetarit të tij, ndërsa shoqërohej nga një tjetër shqiptar.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Mestres në gjendje të rëndë për jetën.

Të tre shqiptarët raportohet se ishin të gjithë të punësuar si kopshtarë në një agjenci në Bibione, por nuk kanë shkuar mirë për shkak të problemeve me paratë. Megjithatë këto janë ende të dhëna paraprake dhe më shumë detaje pritet të ketë në vijim. Edhe identiteti i tre shqiptarëve të përfshirë në këtë konflikt nuk është bërë ende publik.

Në vendngjarje mbërritën karabinierët nga stacioni lokal me marshallin Pietro Gaddeo dhe punonjësit e shëndetësisë nga pika e ndihmës së parë.

/Express/

Read Previous

Kuvendi nis publikimin e kontratave me operatorët

Read Next

KOK-ut i besohet organizimi i mbledhjes së ardhshme të Komitetit Ekzekutiv të Lojërave Mesdhetare