“Një emër i paharruar i lirisë së Kosovës”, Haradinaj përkujton “Sandokanin”

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar në përvjetorin e vdekjes Abedin Rexhën, të njohur me nofkën “Sandokani”.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, duke e cilësuar si një luftëtar trim dhe të vendosur.

“Me Abedin Rexhën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, ditën kur ra Luani e u plagos Rafet Rama. E kujtoj si luftëtar trim e të vendosur, një emër i paharruar i lirisë së Kosovës. I përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Haradinaj. /Klankosova.tv/

Read Previous

Eman Rrahmani: Qeveria qysh dje duhej të niste strategjinë për mbrojtjen e çlirimtarëve

Read Next

Propozohet tarifa prej 70 mijë dollarësh për trajnim për studentët e huaj në SHBA