Eman Rrahmani: Qeveria qysh dje duhej të niste strategjinë për mbrojtjen e çlirimtarëve

Deputeti i Grupit Parlamentar të PDK-së, Eman Rrahmani ka kritikuar Qeverinë për, siç thotë ai, mungesën e veprimeve konkrete në mbrojtje të çlirimtarëve.

Përmes një postimi në Facebook, Rrahmani ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti, në një situatë normale, do të duhej që qysh dje të niste punën për hartimin e një strategjie kombëtare për mbrojtjen e çlirimtarëve.

“Për gjashtë vite nuk ndërmori asnjë hap konkret dhe unë nuk besoj që do të ndërmarrë ndonjë as tani, pa presionin e protestave popullore”, ka shkruar Rrahmani.

Ai ka shtuar se nuk pret veprime konkrete nga kryeministri pa presion qytetar, duke e krahasuar situatën me procesin që kishte paraprirë miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Përveç deklaratave populiste, nuk pres veprime konkrete prej tij pa protesta, ashtu siç ndodhi edhe me Ligjin për Dhomat e Specializuara!”, ka deklaruar Rrahmani.

Ai ka bërë thirrje për protesta, duke e përmbledhur qëndrimin e tij me mesazhin “Veç sheshi është zgjidhja”. /Klankosova.tv/

Read Previous

Kryeministri Kurti flet pas takimit me presidenten Shiroka-Pula

Read Next

“Një emër i paharruar i lirisë së Kosovës”, Haradinaj përkujton “Sandokanin”