Kuvendi miraton raportin për verifikimin e mandatave

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandatave dhe kuorumit.

Raporti u miratua nga 119 deputetë, aq sa ishin të pranishëm në sallë.

Kryesuesi i Komisionit, Artan Abrashi paraqiti para deputetëve raportin për verifikimin e mandateve, bazuar në certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja, përmban edhe listën e 120 deputetëve të rinj.

Miratimi i këtij raporti i hap rrugën betimit të deputetëve të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. /GazetaSinjali/

Read Previous

Galatasaray kërkon transferimin e Granit Xhakës

Read Next

Albulena Haxhiu propozohet kryetare e Kuvendit të Kosovës