Kuvendi miraton: Projektligjin për Tregti me Jashtë dhe Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Automjete

Kuvendi i Kosovës po e vazhdon seancën plenare dhe ka hedhur në votim edhe dy projektligje tjera të cilat ishin të parapara në rendin e ditës.

Fillimisht në votim u hodh Projektligji për Tregti me Jashtë, i cili u miratua me 62 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Në sallë ishin të pranishëm 80 deputetë, por vetëm 62 prej tyre morën pjesë në votim, ngase opozita bojkotoi votimin e këtij projektligji.

Gjithashtu, gjatë kësaj seance në votim kaloi edhe Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Automjete.

Ky projektligj u miratua me 75 vota për, asnjë votë kundër dhe një abstenim./Gazeta Sinjali

Read Previous

Pasi dështoi tri herë, në tentativën e katërt, Kuvendi e miraton edhe një projektligj

Read Next

Raporti i Gjykatës Speciale për vizitën e Veselit në Kosovë