Kuvendi i Kosovës ka miratuar një sërë projektligjesh në lexim të parë në seancën e sotme. Të zgjedhurit e popullit, me 61 vota pro, dhanë dritën e gjelbër për Projektligjin për noterinë, Projektligjin për rininë, Projektligjin për regjistrin e pronarëve përfitues dhe Projektligjin për ndryshimin e ligjeve që përmbajnë procedura të administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr.05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë.
Kuvendi miraton në lexim të parë Projektligjin për noterinë