Kuvendi këtë javë mban tri seanca

Kuvendi i Kosovës gjatë kësaj jave do të mbajë tri seanca plenare.

Deputetët do të mblidhen të mekurën për të shqyrtuar pikat e mbetura nga e kaluara, ndërkaq të enjten do të mbahet seancë e re plenare.

Këto u bënë të ditura, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ajo tha se me dakordimin e grupeve parlamentare, seanca e parë do të mbahet të mërkurën e 14 shkurtit duke filluar nga ora 11:00.

Seanca e dytë mbahet të enjten në orën 10:00, në të cilën, siç tha Kusari-Lila, është një seancë e veçantë që do të shqyrtohen plotësim-ndryshimet kushtetuese sipas propozimit të komisonit i cili ka bërë shqyrtimin e procesit të Vetingut.

Ndërkohë, seanca e tretë mbahet poashtu të enjten e cila nis në orën 10:30. Ajo ka pikat e rregullta të ditës, veç pyetjeve parlamentare të cilat janë hequr me dakordim të grupeve parlamentare.

/Telegrafi/

Read Previous

Marca me shkrim special për Vedat Muriqin: Mallorca ka nevojë për versionin e tij më të mirë

Read Next

​Kurti: Nuk tërhiqemi nga vendimi për dinarin