Kuvendi i Kosovës zgjedh zëvendësdrejtorin e ARRU-së

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot Abedin Azizi zëvendësdrejtor të  Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU).

Ai u votua në Kuvendin e Kosovës me 65 vota nga 78 deputetë që sa ishin në sallë.

Ndërsa, kandidati tjetër, Gurakuq Kastrati mori 12 vota.

Ndryshe, në Kuvendin e Kosovës sot ka vazhduar seanca e djeshme, ndonëse ishin paraparë edhe disa projektligje ato u hoqën nga rendi i ditës së sotme për shkak se kabineti qeveritar ndodhet në Shqipëri ku po zhvillohet mbledhje e dy qeverive.

Read Previous

Shërbyesit civilë protestojnë para Qeverisë

Read Next

Kurti dhe Rama nënshkruajnë marrëveshjet e mbledhjes së përbashkët