Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë plenare

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancë parlamentare.

Seanca e sotme pritet të fillojë në ora 10:00.

Kujtojmë se Kuvendi kishte seancë edhe gjatë së martës ku u diskutua për politikën e jashtme të Kosovës, por që përfundoi pasi ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, u largua nga salla.

Ky ishte shkaku që partitë e opozitës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës lëshuan sallën.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Shënohet Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë

Read Next

Presidentja ​Osmani viziton komunën e Mitrovicës