Shënohet Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë

Propozuar një vit më parë nga presidentja Osmani, sot në Kosovë shënohet Dita e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo datë përkon me ditën e rrëmbimit të Vasfije Krasniqit nga forcat serbe.

Më 14 prill të vitit 1999, Vasfije Krasniqi u rrëmbye me forcë dhe u dhunua në mënyrë barbare nga forcat serbe.

Llogaritet që në tërë vendin janë edhe 20 mijë të mbijetuar të dhunës seksuale në tërë vendin.

Presidentja Vjosa Osmani, në orën 10:30 në oborrin e Kuvendit të Kosovës, së bashku me përfaqësueset e organizatave, të cilat përfaqësojnë interesin e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjate luftës në Kosovë, do ta hapë ekspozitën, e cila organizohet nga ajo për të ilustruar shpresat dhe nevojat e të mbijetuarave të dhunës seksuale të luftës në Kosovë, ku edhe do të ketë deklarim për media.

14 prilli, Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, shënohet nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës. /KosovaPress/

Read Previous

Parashikimi i motit

Read Next

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë plenare