Kush janë aleatët e Trumpit nëpër botë?

Siç është traditë diplomatike, Donald Trump urua nga e gjithë bota pasi u shpall fitues i zgjedhjeve në SHBA.

Por kush janë miqtë dhe aleatët më të ngushtë të Trump nëpër botë. BBC ka bërë një listë, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit e quajti fitoren e Trumpit si “Kthimi më i madh në histori”.

Trump u tha se ishte i zhgënjyer kur Netanyahu uroi fitoren e Biden në 2020, por pohoi më pas se ata kanë “një marrëdhënie shumë të mirë”.

Viktor Orbán, Kryeministri i Hungarisë: “Një fitore shumë e nevojshme për botën!”

Në fillim të këtij muaji, Orbán tha: “Ne do të hapim disa shishe shampanjë nëse Trump kthehet”. Trump më parë e përshkroi Orbanin – i cili akuzohet për udhëheqje autoritare – si “një nga njerëzit më të respektuar” në botë.

Giorgia Meloni, kryeministre e Italisë: “Punën e mirë, zoti President”.

Meloni i telefonoi Trumpit të mërkurën mbrëma për ta uruar atë dhe për të konfirmuar “miqësinë e tyre të thellë dhe historike”, shkroi ajo në X.

Javier Milei, Presidenti i Argjentinës: “Mund të mbështeteni te Argjentina për ta bërë Amerikën të madhe përsëri”

Duke folur për Milein në një tubim në mars, Trump tha: “Ai është një djalë  i madh . Ai e do Trumpin, unë e dua atë, sepse ai e do Trumpin”, kishte deklaruar ai./reporteri/

Read Previous

Fitorja e Trump, çka nënkupton për të ardhmen e të drejtave të abortit

Read Next

Ish-lojtari i Man United: Preferoj Van Nistelrooy si trajner më shumë se Ruben Amorim