Kush është zgjedhja e Trump në krye të Inteligjencës Artificiale dhe kriptovalutave?

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka emëruar David Sachs, një investitor i kapitaleve sipërmarrëse dhe podkaster, si këshilltar dhe koordinator për fushat e inteligjencës artificiale dhe kriptomonedhave.

Trump e njoftoi vendimin në rrjetin social Truth, raportoi CNBC News.

Puna e Sachs do të përfshijë krijimin e një kuadri ligjor për kriptovalutat, si dhe udhëheqjen e Këshillit të Presidentit për Shkencën dhe Teknologjinë.

“David do të fokusohet në bërjen e Amerikës një lider global në të dyja fushat. Ai do të mbrojë fjalën e lirë në internet dhe do të na largojë nga paragjykimet dhe censura e kompanive të mëdha të teknologjisë”, tha Trump.

Sachs u bë një mbështetës i shquar i Trump në fillim të këtij viti, kur ai organizoi një mbledhje fondesh për të në pasurinë e tij në San Francisko.

Biletat u shitën për 50,000 dollarë dhe kishte pako 300,000 dollarë që përfshinin privilegje të tilla si një foto me Trump.

Siç thekson kompania e lartpërmendur mediatike, Sachs fillimisht ishte një kritik i ashpër i Trump pas sulmit në Kapitol më 6 janar 2021, kur deklaroi se Trump ishte përgjegjës për ato ngjarje. /Euronews.al/

Read Previous

Bislimi: Kuvendi i hapi rrugë anëtarësimit të Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave Evropiane

Read Next

Gjenden 300 skelete të lashtë gjatë restaurimit të gjykatës në Danimarkë