Kush e drejtoi KFOR-in që nga arritja në Kosovë më 1999?
10 October, 2022
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari, sot ia dorëzon komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele Ristuccia.
Angelo Michele Ristuccia do të jetë italiani i 13-të në krye të KFOR-it dhe i 27-të komandant në 23 vjet të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.
Angelo Michele Ristuccia – Komandant në ardhje i KFOR-it
Por kush janë paraardhësit e tij që nga 12 qershori 1999 erdhën në Kosovë, pasi e çliruan duke e bombarduar Serbinë?
Më së shumti pati italianë, rrafsh 13. Të dytët ishin gjermanët me 7. Franca ia dha KFOR-it 3 komandantë, ndërsa nga një Britania e Madhe, Norvegjia dhe Spanja.
Pesë komandantët e parë kishin mandat nga 6 muaj, e të tjerët vazhdojnë me nga një vit.
Në vazhdim i sjellim me radhë ushtarakët që njihen edhe me shkurtesën COMKFOR.
1. Komandanti i parë i KFOR-it, Michael Jackson. Ai shërbeu në Kosovë nga 10 qershori i vitit 1999 deri më 8 tetor të 1999-ës.2. Gjermani Klaus Reinhardt ishte në krye të KFOR-it nga data 8 tetor e vitit 1999 deri më 18 prill të vitit 2000. 8 tetor 1999 – 18 prill 2000.3. Nga 18 prilli i vitit 2000 deri më 16 tetor 2000, komandandën e misionit paqeruajtës të KFOR-it e mbajti Juan Ortuno.4. Carlo Cabigiosu ishte komandant i KFOR-it nga 16 tetor 2000 – 6 prill 2001.5. Thorstein Skiaker – Komandant i KFOR-it nga datat 6 prill 2001 – 3 tetor 20016. Gjenerallejtënant Marsel Valentin – 3 tetor 2001 – 4 tetor 20027. Italiani Fabio Mini – ishte shef i forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë nga 4 prilli 2002 deri më 3 tetor 2003.8. Holger Kammerhoff – 3 tetor 2003 – 1 shtator 20049. Yves de Kermabon – 1 shtator 2004 – 1 shtator 200510. Giuseppe Valotto – 1 shtator 2005 – 1 shtator 2006.11. Gjenerallejtënant Roland Kather – 1 shtator 2006 – 31 gusht 2007.12. Xavier de Marnhac, 31 gusht 2007 – 29 gusht 2008.13. Giuseppe Gay – 29 gusht 2008 – 8 shtator 2009.14. Markus Bentler, 8 shtator 2009 – 1 shtator 2010.15. Erhard Buhler, 1 shtator 2010 – 9 shtator 2011.16. Gjeneralmajor Erhard Drews, 9 shtator 2011 – 7 shtator 2012.17. Gjeneralmajor Volker R. Halbauer, 7 shtator 2012 – 6 shtator 2013.18. Gjeneral Major Salvatore Farina – 6 shtator 2013 – 3 shtator 2014.19. Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo – 3 shtator 2014 – 7 gusht 2015.20. Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglieta, 7 gusht 2015 – 1 shtator 2016.21. Gjeneral Major Giovanni Fungo, 1 shtator 2016 – 15 nëntor 2017.22. Gjeneral Major Salvatore Cuoci, 15 nëntor 2017 – 28 nëntor 2018.23. Gjeneral Major Lorenzo D’Addario, 28 nëntor 2018 – 19 nëntor 2019.24. Gjeneral Major Michele Risi, 19 nëntor 2019 – 13 nëntor 2020.25. Gjeneral Major Franco Federici, 13 nëntor 2020 – 15 tetor 2021.26. Gjeneral Ferenc Kajari, 15 tetor 2021 – 10 tetor 2022.