Kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Italisë? Flet presidenti i federatës, Gravina

Credit: Getty Images

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ishte sot i pranishëm në “Coverciano” me rastin e eventit “B to Be”, që mbyll sezonin e Serie B për femra. Në fund të aktivitetit, numri një i FIGC foli edhe mbi orët e fundit intensive për zgjedhjen e trajnerit të ri të kombëtares italiane, që do të marrë vendin e Luciano Spallettit.

Siç është përmendur, përveç emrit të Roberto Mancinit, më të përfolurit për stolin axurr janë edhe Gennaro Gattuso e Daniele De Rossi. Pikërisht lidhur me një takim të mundshëm me Gennaro Gattuso në orët në vijim, vetë Gravina sqaroi:

“Sot nuk kam asnjë takim, e them me qartësinë maksimale. Ne kemi vendosur të marrim kohë për të reflektuar, jo për një emër. Këtu nuk është problem emri. Këtu duhet të punojmë për të ndërtuar një projekt, që ta zbresim më pas në realitet dhe të kuptojmë nëse mund ta çojmë përpara”. /Telesport.al/

Read Previous

​Kosova drejt majave të botës në xhudo

Read Next

Oda Ekonomike e Kosovës: KEK garanton furnizim me energji elektrike pa ndërprerje për bizneset për 60 ditë