Kusari – Lila viziton konviktin “Sadik Stavileci”, premton investime të reja – KRONIKË ZGJEDHORE

Kandidatja për kryetare të Gjakovës nga radhët e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, sot ka vizituar konviktin Sadik Stavileci. Ajo dhe ekipi i saj u pritën nga stafi i këtushëm, u njoftuan nga afër me kushtet në konvikt. Kusari Lila tha se konvikti është një vend strategjik që ndihmon jetën e studentëve që zgjedhin të studiojnë në Gjakovë.

Poashtu, shtoi se do të shohin mundësitë e investimeve të reja nga qeverisja komunale për të ofruar kushte të një standardi më të mirë për studentët.

Investimet në konvikt do të rrisin edhe cilësinë në arsimin universitar në Gjakovë, u tha ndër të tjera në përfundim të vizitës së kandidatës për kryetare nga VV, në këtë objekt.

Read Previous

Banorët e fshatrave Rracaj, Dallashaj dhe Shishman, tash e sa vite kanë problem me rrjetin elektrik

Read Next

Democracy Plus: Komuna e Gjakovës lejon kurdisjen e tenderit