Kusari-Lila njoftohet nga afër me problemet e banorëve të fshatit Damjan-KRONIKË ZGJEDHORE

Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës nga radhët e LVV-së Mimoza Kusari-Lila, ditën e fundit të fushatës zgjedhore është takuar me banorët e fshatit Damjan. Ajo u njoh nga afër me problemet që i shqetësojnë banorët në disa prej lagjeve të fshatit. Kusari-Lila ka kritikuar qeverisjen e kaluar duke cilësuar se ata kanë asfaltuar rrugë në kohë fushate.

Ne planifikojmë që të vendosim rregull sipas prioriteteve që caktojnë fshatarët, shtoi Kusari-Lila në takim me banorët e këtushëm.

Pas Damjanit Kusari-Lila ka vazhduar me takime në fshatin Gërqine dhe Lipovec.

Read Previous

Ka më shumë se një muaj që në spitalin e Gjakovës pozitiv kanë qenë vetëm pacientët nga Shqipëria

Read Next

Zëri i Amerikës: Kosova do të ftohet në Samitin për Demokraci të organizuar nga Joe Biden