Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës nga radhët e LVV-së, sot ka hapur zyrtarisht fushatën 5 ditore , për zgjedhjet lokale të 14 nëntorit. Ditën ajo e nisi në pazarin e madh në paralagjen Dardania, ku dhe u njoftua nga afër me kushtet dhe punën që bëhet këtu, me synimin që gjatë qeverisjes së saj të rregullojë infrastrukturën këtu.
Ajo po ashtu tha se do bëhet zgjerimi i rrugës në këtë pjesë e po ashtu brenda qyetetit pritet të jenë dy lokacione me pazare të mëdha.
Gjatë vizitës ajo u takua me qytetarë e prodhues të fushave të ndryshme, me të cilët edhe shkëmbeu biseda për hallet dhe shqetësimet që kanë ata.