E shoqëruar nga kryeministri Kurti, kandidatja e LVV-së për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, gjatë ditës hapëse të fushatës ka vizituar lokacione të ndryshme të Gjakovës, ku së pari ka vizituar Odën e Familjes Plava, në Cërmjan, për të kaluar më pas në Kralan, tek Oda e Familjes Ahmeti.
Ndërsa në orët e mbrëmjes Kusari-Lila ka vazhduar fushatën brenda qytetit duke u ndalur fillmisht në lagjen e Bllokut të Ri, për të vazhduar më pas në Shkollën Fillore “Fehmi Agani”, e duke e mbyllur kështu ditën e parë të fushatës në Sheshin “Ali Podrimja”.
Gjatë kësaj dite hapëse të fushatës Kusari Lila u zotua se do të jetë kryetare e të gjithë qytetarëve të Gjakovës, dhe do të jetë vazhdimisht në shërbimin e tyre.