Kusari – Lila: Do të mbështesim dhe promovojmë kompanitë prodhuese- KRONIKË ZGJEDHORE

Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës nga radhët e LVV-së Mimoza Kusari-Lila  në vazhdën e vizitave që po zhvillon anë e kënd Gjakovës, sot bashkë me kandidatët për asamble ka vizituar kompaninë e prodhuese “Aulona”. Kusari-Lila u njoftua nga afër me punën e kësaj kompanie teksa vuri në pah rëndësinë e mbështetjes së këtyre kompanive prodhuese eksportuese.

Ajo tha se në mandatin e saj 4 vjeçar do të angazhohet në promovimin e kompanive prodhuese, duke shtuar se nuk do të duhej të ishte kaq e vështirë për kompanitë që të zgjerohen.

Edhe kandidatët për asamble  kanë theksuar se për të tejkaluar krizën ekonomike, mbështetja institucionale në nivelin lokal por edhe qendror është jetik për këto biznese që kanë numër të madh punëtorësh dhe produktet e tyre eksportohen në vende të ndryshme.

Read Previous

S’ka nevojë për dëshmi të vaksinimit ose testit negativ për COVID-19 për të votuar në zgjedhjet lokale

Read Next

Pozicionet e zogjve në telat elektrikë shndërrohet në muzikë (VIDEO)