Kusari – Lila: Do të jemi pranë bizneseve për një zhvillim më të mirë ekonomik- KRONIKË ZGJEDHORE

Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës nga LVV, Mimoza Kusari Lila bashkë me kandidatët për këshilltarë komunal nga po kjo parti kanë qëndruar sot për vizitë tek depo e pijeve Dea-IB. Këtu Kusari-Lila u njoftua nga afër me punët e këtij biznesi që tashmë dy gjenerata I kanë sjell shumë ekonomisë gjakovare. Ajo tha se planet e saj qeverisëse patjetër që janë në mbështetje të bizneseve që ndikojnë drejtëpërdrejtë në zhvillimin ekonomik.

Gjatë qëndrimit tek ky biznes, Kusari-Lila dhe kandidatët për asamblenë komunale patën rastin të njihen me punën që realizohet këtu nga më shumë se 20 punëtorë për vite me radhë.

Read Previous

Qytetarët e Gjakovës tregojnë se a duhet ushtruar e drejta e votës me 17 tetor

Read Next

Ambasada e SHBA-së: Sulmet ndaj autoriteteve, mediave dhe qytetarëve janë të papranueshme