Kusari-Lila dhe ministri Mehaj vizitojnë aeroportin e Gjakovës, gati për bashkëpunim rajonal

Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës nga radhët e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila bashkë me Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Armend Mehaj kanë vizituar aeroportin e Gjakovës. Kusari-Lila tha se bashkë me ministrin janë duke shikuar mundësinë e zgjerimit të funksionit të këtij aeroporti.

Ndërsa ministri Mehaj shtoi se ky aeroport përveç që do të jetë në funksionim të nevojave shtetërore do të jetë edhe në dobi të rajonit.

Se aeroporti i Gjakovës do të funksionalizohet edhe për nevoja kargo përveç që shërben si bazë ushtarake kishte deklaruar edhe kryeministri Albin Kurti në vizitën e tij në Gjakovë ditë më parë.

Read Previous

Finlanda mbështet integrimin e Kosovës në BE

Read Next

PDK në Gjakovë viziton banorët e fshatit Duzhnjë – KRONIKË ZGJEDHORE