Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të enjte, një ditë pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë nga shteti i Serbisë, ka vizituar familjarët e Beqir Sefës, Rifat Zekës dhe Shemë Mustafës.
Komunikata e publikuar nga Zyra e Kryeministrit bënë të ditur se kryeministri Kurti ka njoftuar familjarët e policëve të kidnapuar se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi është në kontakt me institucionet atje, në përpjekje për të marrë sa më parë dhe sa më shumë informacione për gjendjen e policëve të rrëmbyer.
LAJMI NË PËRDITËSIM…
/AlbanianPost/