Kurti uron Stubbin për zgjedhjen President i Finlandës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Alexander Stubbin për zgjedhjen President të shtetit të Finlandës.

Me anë të një postimi në platformën X, kreu i qeverisë kosovare shkroi se mezi pret të punojë me të për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta.

“Ju uroj një mandat të suksesshëm përpara!”, shtoi tutje Kurti në postimin e tij.

/klankosova/

Read Previous

Osmani: Mbështetëm sportin me 25 milionë euro vitin e kaluar

Read Next

Rohde: Kosova dhe Serbia me qasje humbëse, po i kënaqin audiencat lokale