Osmani: Mbështetëm sportin me 25 milionë euro vitin e kaluar

Zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani ka bërë të ditur se gjatë vitit 2023 sporti ka marrë mbështetjen më të madhe sportive ndër vite.

Sipas Osmanit, sporti u mbështet me mbi 25 milionë euro, 10 milionë prej të cilave ishin si mbështetja direkte nga ana e MKRS-së dhe 15 të tjera nga Ligji i Sponsorizimit.

Këto shifra ajo i bëri të ditura në Tryezën e Sportit, e pesta e radhë e cila po organizohet në bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Sportit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës e cila ka për qëllim hartimi e infrastrukturës ligjore për hapat e mëtejshëm në zhvillimin e sportit, me theks të veçantë tek përgatitjet për Lojërat Mesdhetare që zhvillohen në Kosovë në vitin 2030.

“Vitin 2023 e përmbyllëm e mbi 25 milionë euro mbështetje direkte për aktivitetet sportive në vend, 10 milionë mbështetje direkte nga Ministria e Sporti dhe 15 milionë të tjera nga Ligji i Sponzorizimit. Kjo është mbështetja më e madhe të cilën e ka marr sporti vendor ndër vite e të cilën këtë vit po synojmë ta rrisim edhe më shumë”, tha Osmani.

Ajo shtoi se MKRS ka nënshkruar memorandume bashkëpunim me të gjitha federatat dhe përmes tyre synohen edhe investime më të mëdha në infrastrukturën sportive.

Në këtë tryezë do të diskutohet për Ligjin e ri të Sportit, Ligjin Antidoping si dhe ndikimin e reformës sportive në komunitetin sportiv.

/KP/

Read Previous

Hasani: Shqipëria në krye të OKB, histori suksesi

Read Next

Kurti uron Stubbin për zgjedhjen President i Finlandës