Kurti uron Distrian: `Disa ndeshje të xhudos në Paris po zgjasin shkurt`

Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Distria Krasniqin për kualifikimin e saj në çerekfinalen e Lojërave Olimpike.

Ai në një postim në Facebook është shprehur i lumtur dhe i habitur me rezultatin që arriti Distria sot.

“Disa ndeshje të xhudos në Paris po zgjasin më shkurt se katër minuta”.

“Ndonjëra rrallë rreth një minut. Njëra prej tyre as një minut, vetëm 39 sekonda! Si është e mundur? Distria Krasniqi, Republika e Kosovës”, ka thënë Kurti./rtklive

Read Previous

​Distria Krasniqi në gjysmë finale në Lojërat Olimpike

Read Next

Jo vetëm Atletico Madrid, edhe dy gjigantët e Anglisë duan transferimin e Julian Alvarez