Kurti: Unë i di emrat e grupeve kriminale në veri, por le t’i thotë Prokuroria

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media është pyetur rreth grupeve kriminale që veprojnë në veri.

Kurti ka thënë se krimi në veri është shumë i përhapur, sidomos kontrabanda, derisa ka refuzuar t’i thotë emrat e personave që qëndrojnë prapa këtyre grupeve kriminale, me arsen se “mund të harrojë ndonjë”.

Kurti ka thënë se emrat e tyre do t’i thotë Prokuroria.

“Prapa strukturave kriminale qëndrojnë kriminelet, Hetimet e policisë kanë dëshmuar se bëhet fjalë për krim të organizuar… Emrat e veçantë i thotë Prokuroria dhe Policia hetuese. Unë i kam në mendje disa emra tani, por më vjen keq nëse e harroj ndonjë. Kështu që emrat e veçantë të tyre do t’i thotë Prokuroria”, tha ai./Reporteri.net

Read Previous

5 raste të reja pozitive me COVID-19

Read Next

2 mijë e 800 vaksina të administruara në 24 orët e fundit në Kosovë