Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën e PES

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermanisë ku do të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) me titull “Qëndrojmë bashkë – për Evropën tonë” (We stand together – for our Europe).

Kështu bën të ditur Zyra e Kryeministrit, njofton Klankosova.tv.

Kjo konferencë e radhës e PES po organizohet në kuadër të përgatitjeve të partive simotra për zgjedhjet evropiane të qershorit./Klankosov.tv

Read Previous

Zyrtare: Dortmund dhe Reus ndajnë rrugët

Read Next

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë