Kurti ua shpalos programin shefave të BE-së

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti, për siç është shprehur ai ndarjen e pikëpamjeve të tij me shefat e misioneve të BE-së në Kosovë.

Szunyog përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë qeverinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

“Falënderoj kryeministrin Albin Kurti për ndarjen me shefat e misioneve të BE-së në Kosovë pikëpamjet dhe planet e qeverisë së tij. BE-ja është e gatshme ta përkrahë qeverinë në rrugën e saj drejt BE-së”, ka shkruar Szunyog. /Telegrafi/

Read Previous

Prej cilës lloj ulërime reagojmë më shpejt? Studiuesit s’prisnin të merrnin këtë përgjigje!

Read Next

Challandes, njeriu më i paguar në Kosovë: Jam i kënaqur sepse kam pagë shumë të mirë