Kurti tha se marrëveshja Thaçi-NATO është e dëmshme, Stoltenberg: FSK nuk mund të shkojë në veri pa marrëveshje me KFOR-in

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se KFOR-i do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë dhe misioni i tij është ofrimi i sigurisë.

Stoltenberg ka deklaruar se ata mbështesin një zgjidhje politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kam pasur takim me liderët politikë me zotëri Kurtin dhe zonjën Osmani  dhe mendoj se është e rëndësishme mesazhi që NATO është këtu dhe do të qëndrojë dhe KFOR-i është në Kosovë që të krijojë siguri për të gjitha komunitetet”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se marrëveshja e cila ishte nënshkruar në mes NATO-së  dhe ish-presidentit Hashim Thaçi për mosdërgimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës është ende valide.

“Kjo është diskutuar dhe e mirëpres që autoritet e Kosovës vazhdojnë të mbështetësin marrëveshjen e vitit 2018, që FSK të mos kalojë në pjesën veriore pa marrëveshjen e KFOR-it.Kjo reflekton sensitiviten e situatës dhe është mënyra më e mirë për të gjetur një balanc. Ne vazhdojmë të mbështesim zgjidhjen e një marrëveshjeje politike në kuadër të dialogut Prishtinë –Beograd”, tha ai.

Kurse sa i përket bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Stoltenberg ka thënë se ata mbështesin rolin civil të FSK-së.

“Kemi diskutuar tranzicionin e FSK-së kur është marr vendimi ka thënë se nuk është kohë e përshtatshme. Ne do të vazhdojmë të punojmë me FSK-në në mandatin origjinal” ka thekuar ai./GazetaSinjali

Read Previous

Mister në Angli, dhjetëra foshnje vdesin në spitale

Read Next

​Maska që tregon nëse jeni të infektuar me koronavirus