Kurti takon Walkerin, thotë se diskutuan mbi sfidat e Kosovës

Zyra e Kryeministrit njoftoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është takuar të mërkurën me ish-shefin e Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker.

Sipas njoftimit, në takim diskutuan mbi rezultatet e zgjedhjeve, punën e institucioneve dhe sfidat e Kosovës e të rajonit. Në njoftim u tha se Kurti e ka falënderuar Walkerin për rolin e tij historik për popullin e Kosovës.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot Ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, që po shoqërohej nga bashkëshortja e tij. Në një takim miqësor, biseduan për zhvillimet e fundit në vend, rezultatet e zgjedhjeve, punën e institucioneve dhe sfidat e vendit e të rajonit. Kryeministri u shpreh si gjithmonë i lumtur që ta takojë e të bashkëbisedojë me ambasadorin Walker, të cilin e falënderoi për rolin e tij historik për popullin tonë dhe angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të së vërtetës dhe drejtësisë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së. /GazetaSinjali/

Read Previous

Nesër tentimi i 23-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Read Next

UEFA: Shqiptarët jetojnë me futbollin