Kurti takon Bordin e ri Mbikëqyrës të Trepçës

Kryeministri Albin Kurti, ka takuar sot Bordin e ri Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Trepça, të emëruar në mbledhjen e 212-të të Qeverisë.

Në takim u diskutua mbi veprimet e menjëhershme, planet dhe synimet afatgjata për ndërmarrjen minerare.

Kurti shprehu gatishmërinë e Qeverisë për ta përkrahur Trepçën kundrejt një plani të qartë të veprimit.

Qeveria synon ruajtjen e pronësisë publike dhe rivitalizimin e Trepçës në përputhje me interesin shoqëror, ekonomik dhe mjedisor, thuhet në komunikatë./Telegrafi

Read Previous

Çfarë garancish mund të kërkojë Kosova për Asociacionin

Read Next

Spanja mbërrin në Madrid