Kurti takoi shefen e zyrës së KiE-së në Kosovë, Mary Ann Hennessey

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar sot shefen e zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Mary Ann Hennessey.

Bëhet e ditur se në takim kryeministri foli për punën dhe angazhimin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë duke e falënderuar për bashkëpunimin e ngushtë në avancimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

“Ai e njoftoi me progresin gjatë qeverisjes në forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit që është vlerësuar nga indekset ndërkombëtare, politikat e punësimit dhe të mirëqenies, nga të cilat kanë përfituar të gjithë qytetarët, pa dallim. Së bashku diskutuan për projektet aktuale që Zyra e Këshillit të Evropës po zbaton në Kosovë dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit”, njofton zyra për informim e Kryeministrit./rtklive

Read Previous

Meta po vuan me moderimin në hebraisht

Read Next

SHBA pret 6 miliardë dollarë kursime nga negociatat e para të çmimit të barnave të Medicare